Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për financim shtesë për Projektin e pastrimit dhe rifitimit të tokës në sektorin e energjetikës të Kosovës , e cila u mbajt në Zyret e Bankës Botërore në Prishtinë.
Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Ramadan Avdiu ka pritur sot në takim kurtuazie përfaqësuesin rezident të Zyrës për Ballkan të Agjencisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Japonisë (JICA), Abe Toshya.
Zëvendësministri i Financave, z.Ramadan Avdiu ka pritur në vizitë drejtorin e Zyrës për Evropë dhe Euro-Azi nga Thesari Amerikan z. Jeffrey Baker . Me këtë rast zëvendësministri Avdiu në emër të Ministrisë së Financave falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin dhe për ndihmën që i ka dhënë Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe politik gjatë këtyre viteve, e në veçanti për ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Financave.
Ministria e Financave me mbështetjen e projektit të USAID-it Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal(GFIS), kanë organizuar konferencën për praktikat e komunave në aplikimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale, si qasje e përmirësuar në përpilimin e buxhetit. Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet kryesore dhe praktikat e komunave në hartimin e dokumentit afatmesëm buxhetor 2013 – 2015 dhe rekomandimet për të ardhmen.
Një delegacion nga Administrata Tatimore e Turqisë në krye me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni z. Sinashi Candan, kanë vizituar sot Ministrinë e Financave, ku janë pritur nga zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu dhe drejtori i Administratës Tatimore z.Behxhet Haliti.